Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Grupit Parlamentar të Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur takim me delegacionin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Nga ky takim, gazetarët janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Kujtojmë, që Grupi i Miqësisë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut po qëndron në Kosovë, me ç’rast kanë zhvilluar takime me homologët e tyre nga Kuvendi i Kosovës.

Takimet e këtij lloji, nga grupi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u konsideruan mjaft relevante për përafrim të raporteve mes dy shteteve, e që si rezultat, zgjidhja e problemeve të përbashkëta, do jetë me e lehtë dhe efikase.

Të ngjashme