Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Të Mbrojtjes kanë filluar mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së ish-aktorit Adem Mikullovci, raporton Ekonomia Online.
Këtë kërkesë e parashtroi kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Përderisa para Teatrit Kombëtar është vendosur fotografia e tij, ku do të bëhen homazhe, kurse në ora 16:00 do të bëhet edhe varrim i aktorit Mikullovci.