Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019, raporton Ekonomia Online.
Anëtarët që votuan këtë raporton, e cilësuan si të suksesshme punën që është bërë gjatë këtij sesioni.
Kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, prezantoi raportin dhe të arriturat e këtij komisioni para anëtarëve duke e vlerësuar punën si të suksesshme.
“Komisioni zhvilloi 52 aktivitete. Komisionin e monitoruar INDEP, Demokraci +si dhe organizatat tjera. Komisioni ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e KOST-it, ka përfunduar mbikëqyrjen e zbatimit të 2 ligjeve, ministrat e dikastereve përkatëse janë ftuar për raportim. Kemi pasë 6 raportime të ministrive, gjatë këtij sesioni komisioni ka realizuar 2 vizita jashtë vendit dhe 11 vizita brenda vendit”.
“Pjesëmarrja e anëtarëve të komisionit nuk ka qenë e kënaqshme në këto vizita p.sh në AKREP kemi qenë vetëm 2 anëtarë. Me gjithë vështirësitë që e kanë përcjell këtë komision, unë konsideroj që kemi bërë një punë të mirë dhe kemi kryer punët”, tha ajo, raporton EO.