Komiteti Olimpik i Kosovës nesër (e mërkurë) nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala.
Egzoni do të përfitojë nga 350 dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratës bëhet në zyret e KOK-ut, që ndodhen në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, me fillim në ora 13:00.
Egzoni është mundësi që ka fituar normën Olimpike Tokyo 2020, në kategorinë -125 kg, e cila i është konfirmuar në muajin shkurt 2020 nga Federata Ndërkombëtare e Mundjes.