Komiteti Olimpik i Kosovës në një takim me Federatën e basketbollit të Kosovës, ku dhanë përkrahje për edukimin e trajnerëve të basketbollit është thënë se shumë shpejt pritet të merret vendimi për krijimin e Akademisë Olimpike.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i njoftoi drejtuesit e Komitetit Olimpik, për aktivitetet ekësaj federate për vitin 2021, e në veçanti për formalizimin e sistemit të edukimit të trajnerëve.
Komiteti Olimpik përmes një postimi në Facebook u shpreh i gatshëm për të përkrahur sistemin e ri të edukimit të trajnerëve dhe shtoi se, shumë shpejt pritet të merret vendimi për krijimin e Akademisë Olimpike.
Të dyja palët premtuan se bashkëpunimi mes FBK-së dhe KOK-ut do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, nëpërmjet projekteve të ndryshme të përbashkëta.