Komiteti Olimpik i Kosovës, ka organizuar konferencën “Barazia gjinore dhe diversiteti”, e cila kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi pjesëmarrjen e femrave në sport, por edhe në vendimmarrje, raporton EkonomiaOnline.
Presidenti i Komitetit Olimpik Besim Hasani, tha se janë të angazhuar që në bordin e këtij komiteti deri në vitin 2024 të jetë me përbërje 9 meshkuj dhe 7 femra.
Kjo sipas tij tregon rolin që e kanë femrat në sportin kosovar.
“Barazia gjinore është çështja e të drejtave të njeriut. Lëvizja Olimpike ka bërë punë të konsiderueshme në bordin ekzekutiv duke mos e llogaritur presidentit. Në vitet 2021-2024 bordi pritet të jetë me, 9 meshkuj e 7 femra. Ndërsa pas olimpiadës verore përbërja e bordit do të jetë e barabartë 9 meshkuj dhe 9 femra. Ndërsa presidenti varet a do të jetë i gjinisë femëror a mashkullore. Që nga viti i ardhshëm KOK do të shpërndajë mirënjohje te femrat që të rregullohet klauzola e barazisë gjinore”, tha Hasani
Konferenca u zhvillua në formë panelesh, ndërsa ndër ishin të ftuar personalitete vendës, por edhe panelistë nga ambasadat e huaja në Kosovë, si dhe ligjërues ndërkombëtarë.
Për këtë konferencë nga Australia ka ardhur Graziella Thake, një eksperte e mjekësisë sportive, e cila tha se motivimin për sport e mori nga Nëna Terezë.
“Një femër mund të arrijë të gjitha në qoftë se ajo beson ne atë që ka për synim. Kur kam qenë e vogël më thanë qe mos të merresh me sport sepse nuk fiton asgjë. Nëna Terezë është arsyeja pse jam këtu”, tha Grazella.