Ekipi olimpik i Kosovës ka vizituar sot skitarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, i cili të martën lëndoi gjurin gjatë përgatitjeve për të realizuar ëndrrën për garim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Dehari, që kishte bartur flamurin e Maqedonisë së Veriut në ceremoninë hapëse, pritet të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit.
Ekipi ynë olimpik i dëshiroi shërim të shpejtë, me shpresën se do ta kalojë sa më parë këtë sfidë.
Ai është dashur të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.