Komiteti Paralimpik i Kosovës mban Kuvendin e Punës, miraton dokumentet kyçe për vitin 2026

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të federatave dhe asociacioneve anëtare, si dhe të organeve drejtuese.

Punimet e Kuvendit i hapi Presidentja e KPK-së, Njomza Emini, e cila falënderoi të gjithë anëtarët për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e sportit paralimpik në Kosovë.

“Kontributi i secilit prej jush është i domosdoshëm në avancimin e parasportit dhe në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për realizimin e ëndrrave të shumë parasportistëve. Gjithëpërfshirja është një synim i mishëruar në misionin tonë, andaj në këtë drejtim duhet të punojmë pa përjashtim”, theksoi Emini.

Në përputhje me procedurat statutare, Kuvendi vijoi me konstituimin e organeve të punës, për të

vazhduar më pas me shqyrtimin dhe miratimin e dokumenteve kyçe për vitin që lamë pas.

Gjatë punimeve, Kuvendi miratoi:

Procesverbalin e Kuvendit të Punës (23 korrik 2025)

Raportin Vjetor të Punës për vitin 2025

Raportin e Auditorit dhe Pasqyrat Financiare për vitin 2025

Raportin e Këshillit Mbikëqyrës të Komitetit Paralimpik të Kosovës

Po ashtu, Kuvendi miratoi:

Planin e Aktiviteteve për vitin 2026

Planin Financiar për vitin 2026 

Punimet u përmbyllën me diskutime të ndryshme, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët për fuqizimin e parasportistëve dhe zhvillimin e mëtejmë të lëvizjes paralimpike në Kosovë.

Të ngjashme