Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka paralajmëruar një takim të Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me Koronavirusin.
Vitia njoftoi se takimi do të mbahet me fillim prej prej orës 14:00.
I pari i Shëndetësisë theksoi se ky takim shërben vlerësimin e masave lidhur me COVID-19.
“Ky trup ndërsektorial do të shqyrtojë nivelin e përgatitjeve të bëra lidhur me ballafaqimin me raste eventuale të Koronavirusit në Kosovë dhe do të propozojë masa të reja varësisht prej vlerësimeve që do të dalin nga ky takim, në të cilin janë të ftuar të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve edhe partner nga misione të ndryshme ndërkombëtarë në Kosovë si OBSh, UNFPA, USAID. Në përfundim të takimit, Komiteti do ta njoftoj publikun me çfarëdo vendimi të marrë nga ky takim “-tha Vitia.