Komiteti në Dhomën e Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë ia ka uruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pajtimin që është arritur në BE rreth hapjes së negociatave për anëtarësim.
“Por, BE-ja duhet që po ashtu ta mbajë premtimin e vet për Kosovën që t’ia japë liberalizimin e vizave. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet si fqinjtë e saj”, shkruan në një postim në “Tëitter” të këtij Komiteti.
Për Komitetin, madje edhe në këtë periudhë të zorshme, është mirë që BE-ja po e mban premtimin për ta nisur procesin e anëtarësimit me partnerët në Ballkan.
Dhoma e Përfaqësuesve është dhomë e Kongresit amerikan, krahas Senatit. E ky Komitet është përgjegjës për legjislacionin në mbikëqyrjen në Politikën e Jashtme. Kryesues i saji edhe Elliot Engel.