Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023; Shqyrtimi i Draft-rregullores për taksa komunale dhe Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës për faljen e borxheve për taksa komunale.
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/, mund ti gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të KPF-së.