Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus do të mblidhet sot.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 14:00.
Pos kësaj, Hoti sot do të vizitojë kompaninë “Eurometal” dhe ndërmarrjen “Ferronikeli”.