Kompania “Ariani” thotë se autobusi që u dogj ishte në rregull

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 04:22 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Ariani”, një autobus i së cilës u dogj sot pasdite në Rrugën e Kombit, thotë se autobusi ishte në gjendje të regullt teknike. Por, dyshohet se autobusi u kaplua nga flakët shkaku i temperaturave të larta.

40 udhëtarët që ndodheshin në autobus kanë arritur të dalin jashtë pa ndonjë lëndim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara.

Të ngjashme