Pajisja për pastrimin e ujit (WTC-3000 GT) është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim. Kjo pajisje ka kapacitet të bëj trajtimin e ujit deri në 3000 litra në orë.
WTC-3000 GT funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili kalon nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse.
Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, ndërsa bllokojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke siguruar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt.

