Kompania e suksesshme kosovare, rritje dhe punësime të reja edhe në pandemi

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Meka” nga Sharri, e njohur për produktet nga mishi i pulës dhe i gjedhit, pavarësisht krizës së shkaktuar nga pandemia, ka arritur që ta përmbyll 10-mujorin e parë të vitit 2020 me 5.3% rritje në krahasim me vitin paraprak.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Burim Piraj, i cili ka treguar se madje kanë punësuar dy punëtorë të rinj, për çka falënderoi konsumatorët që i blejnë prodhime e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Me emrin e të Madhit Allah kam nderin të ju njoftoj se pas bilancit dhjetë mujor MEKA shpk që vepron dhe njihet me brendin tregtar siMEKA Halal Food ka arritur që të përmbyll këtë periudhë me 5.3% rritje në krahasim me vitin praprak!

Me këtë rast e falënderojmë të Madhin Allah dhe të gjithë konsumatorët tanë!

Ne sot pas një kohe disa mujore i kemi punësuar dy punëtorë të rinj, pra të nderuar konsumator në fakt ju i keni punësuar dy Kosovar me konsum të prodhimeve tona, ju i keni dhuruar bukë në Kosovë dy familjeve nga sot pa pas nevojë ta braktisin vendin!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët!Qoftë paqja dhe mëshira e Zotit mbi të gjithë njerëzimin!

Foto nga arkivi
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme