Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona ditëve të fundit janë paraqitur ndërprerje të furnizimit me ujë, përcjell Ekonomia Online.
“Zonat të cilat mund të atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë, për momentin janë ; Dol, Lipovec, Dedaj, Lubizhdë e Hasit, Zym dhe Karashengjergj”, thuhet në njoftimin e tyre.
KRU “Gjakova” sqaron konsumatorët se kjo pjesë furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit i cili nuk varet prej nesh”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.