Kompania e vetme nga Shqipëria në panair thotë se bashkëpunimi i dobët ndikoi në mospjesëmarrje

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 14:36 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur sot edicioni i 19-të tradicional i Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës. Panairi mbahet prej datës 18 deri më 21 prill, në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj.

Prej 174 kompani të ndryshme pjesëmarrëse, 70 janë nga Serbia, derisa nga Shqipëria po merr pjesë vetëm një kompani, raporton Ekonomia Online.

Kompania e vetme shqiptare këtë edicion është “Morava” nga Korça, e cila merret me prodhimin e mjaltës.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Ermal Bungu tha për Ekonomia Online se ndjehen të zhgënjyer dhe të lënë anash në këtë panair.

Ai shtoi se arsye për pjesëmarrjen kaq të vogël të kompanive nga Shqipëria mund të jetë strategjia jo e mirë e që kanë ndjekur organizatorët e panairit. Sipas tij, bashkëpunimi i dobët ka bërë që kompanitë shqiptare të mos marrin pjesë.

“Mbase strategjia që ndjekin organizuesit e këtij panairi, mbase edhe vet bizneset e kanë parë që bashkëpunimi ka qenë disi i dobët dhe mbase kjo i ka bërë që të distancohen dhe ata të mos vijnë këtu”, ka thënë Bungu.

Ai ka bërë të ditur se prej vitesh është pjesëmarrës në këtë panair dhe se njejtë do të veprojë edhe në të ardhmen nëse ftohet nga organizatorët, sepse siç vlerësoi, këtu bëhet promovim i mirë i bizneseve.

Bungu ka bërë thirrje që sa më shumë biznese të jenë pjesë e panairit.

“Fatmirësisht për mua ka rezultuar i mirë dhe unë do të jem gjithmonë, sido që të jetë puna unë do të jem gjithmonë, normalisht nëse më ftojnë. Prej shumë vitesh jemi pjesëmarrës në këtë panair, gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi. Bëhet një promocion i mirë i bizneseve dhe mua më vjen mirë që ky panair vazhdon të bëhet. Do tu bëja thirrje sa më shumë bizneseve që të marrin pjesë në këtë panair”.

Kërkesa e Bungut ndaj autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë ishte që në të ardhmen të ftohen sa më shumë biznese.

Të ftohen sa më shumë biznese, pjesëmarrja të jetë sa më e madhe nga të gjitha vendet e rajonit sepse bashkëpunimi i bizneseve është gjithmonë frytdhënës.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/70-kompani-serbe-pjesemarrese-ne-panairin-nderkombetar-gerxhaliu-kerkon-qe-politika-te-ndahet-nga-ekonomia/

 

Të ngjashme