Pronari i kompanisë “Frutex Golden Eagle”, Shaqir Palushi i e ka ndihmuar shoqatën “Handikos” me dy mijë euro, shkruan Ekonomia Online.
Nëpërmjet një njoftimi stafi i kësaj qendre e ka falënderuar Palushin, për ndihmën e tij.
Ky është postimi i plotë:
Stafi i Qendrës së rehabilitimit për persona me nevoja të veçanta Handikos Suharekë dëshiron që publikisht të falënderojë pronarin e kompanisë “Frutex Golden Eagle” z. Shaqir Palushi për ndihmën që po ofron për shumë segmente të caktuara sociale në shoqërinë tonë.
Në këtë mes z. Palushi si edhe herëve të tjera sot ka ndihmuar Qendrën Handikos me 2,000.00€ me qëllim të krijimit të kushteve për shërbime sa më cilësore për këtë kategori të popullatës. Kjo tregon përkushtimin e tij për këtë kategori shoqërore duke shprehur humanizmin e tij , për çka i jemi shumë mirënjohës.
Faleminderit z. Palushi