Kriza energjetike në Kosovë është duke shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha edhe në bizneset e Kosovës.
Komania Frutex, në një deklaratë për media, ka njoftuar se që katër ditë jo vetëm që ka reduktime disa orëshe por, edhe kur energjia elektrike kyçet, tensioni është shumë i ulët dhe për pasojë duhet të vazhdohet puna me gjenerator.
Aktivizimi i gjeneratorëve me kapacitet 1000 kW,jo vetëm dhjetëfishon koston, por i rrezikon pajiset elektronike ,si pasojë e mos përballimit të punës së gjatë 24 orësh.
Prandaj, Frutex ka paralajmëruar ngritjen e një padie kundër KEDS-it, për shkak të dëmeve të shkaktuara në linjat prodhuese.