Kompania Lab-Oil nga Prishtina ka dhënë sqarime në lidhje me vdekjen e një të riu i cili ishte pjesë e kësaj kompanie.
Ata kanë dhënë shpjegimin e tyre se si i riu ndërroi jetë dje në vendin e punës.
Ata thonë se “I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”
Komunikata e plotë:
Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse.
Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë.
Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!