Kompania më e madhe e naftës në botë bëhet publike, ofron shitjen e aksioneve

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Saudi Aramco shpalli ofertën fillestare publike (IPO) për shitjen e aksioneve, pikërisht shtatë javë pas sulmeve në rafineritë e saj dhe është kompania më e madhe e naftës në botë, e cila vlen mbi 1.5 trilion dollarë.

Arabia Saudite njoftoi zyrtarisht ofertën e saj fillestare të kompanisë të parashikuar prej kohësh, sipas së cilës një pjesë e kompanisë do të ofrohet në bursën lokale, me shpresën për të siguruar miliarda dollarë për mbretërinë, përcjell Telegrafi.

Shefi ekzekutiv i Saudi Aramco, Amin Nasser tha se kompania do të jetë tashmë e listuar edhe në bursën e Riadit. Oferta fillestare publike do të ndahet në dy pjesë, një për institucionet publike dhe e dyta për investitorët private, por kompania ende nuk e ka përcaktuar se sa për qind e kompanisë do të shitet.

Të dhënat tregojnë se sauditët do të shesin vetëm 1 për qind deri 2 për qind të aksioneve të kompanisë, që mund të kushtojnë nga 20 deri në 40 miliardë dollarë. Kjo kompani është vlerësuar nga bankierët dhe ekspertët e biznesit me 1.5 trilion dollarë më me vlerë sesa kompanitë më me vlerë në botë, si Microsoft apo Apple.

Shitja e aksioneve të Aramco synon që të rrisë ekonominë e vendit saudit, pasi princi Mohammed bin Salman synon diversifikimin nga nafta.

Kompania Saudi Aramco është themeluar në vitin 1933, mes Arabisë Saudite dhe kompanisë së naftës standarde në Kaliforni, por mes viteve 1973-1980, vendi e bleu të gjithë kompaninë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme