Kompania “Meka Halal Food” ka ekzekutuar rrogën e 14-të për punëtorët e saj, përcjell Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur vetë pronari i kompanisë, Burim Piraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se kjo është arritur falë konsumatorëve.
Kujtojmë se pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat po përballen bizneset kosovare si pasojë e pandemisë COVID-19, Piraj në korrik të vitit 2020 ua kishte ekzekutuar punëtorëve të tij edhe rrogën e 13-të.
Ky është postimi i tij i plotë:
Faleminderit o Zot!
Faleminderit bashkëpunëtorëve që punojmë së bashku në MEKA HALAL FOOD faleminderit konsumatorëve tanë në shërbim të cilëve jemi ditë e natë dhe që na kanë mundësuar që së bashku të arrijmë sukses dhe të tregojmë që edhe ne Kosovarët kemi dije dhe kapacitete të prodhojmë produkte të cilësisë së rangut më të lartë botëror!
Rroga e 14’të u ekzekutua edhe sivjet ashtu si vitet më parë!
Zoti na mundësoftë edhe më shumë sukses dhe shëndet!
Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe krejt shqiptarët kudo që janë!
Zoti e bekoftë çdo individ që blen prodhime vendore!