Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj ka bërë të ditur se ka marrë vendim për rritjen e pagave për 5%.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo rritje nuk lidhet me vendimin për dhënien e pagës së 13 dhe të 14.
“Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5%”.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq të mi!
Unë po e ndaj me ju këtë lajm para se me marr vesh bashkëpunëtorët e mi!
Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5%.
Paga 13 plus 14 vazhdon me emër të Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100% Elhamdulilah.
Zoti ju bekoftë!
Qoftë paqja mbi ju!