Për rreth dy orë kanë mbetur pa rrymë banorët për gjatë rrugës B në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Sot gjatë orës së mesditës kompania ndërtimore “Dervisholli” e cila po ndërton disa banesa në Mati1 ka dëmtuar një kabllo të rrymës, shkruan lajmi.net.
Kjo kompani, po shkakton prishje te rrymës për herë të tretë.
Lajmi.net e posedon një fotografi ku shihen kablloja e dëmtuar e rrymës në vendin e punishte.
Defektin që e shkaktoi kompania ndërtimore e ka konfirmuar edhe zëdhënësi KEDS-it,Viktor Buzhala.
“Prishjen e ka shkaktuar një kompani ndërtimore. Ekipet e KEDS e kanë sanuar problemin pas rreth një ore e gjysme. Bëjmë apel tek punekryesit qe te kenë kujdes me kabllot, pasi është hera e trete qe e njëjta shkakton prishje”, tha Buzhala për lajmi.net.