Kompania “Pastrimi” do t’i dërgojë borxhlinjtë të përmbaruesi

Prishtinë | 17 Dhj 2024 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, ri-njofton klientët se do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore te Përmbaruesve Privat pas datës së sotme për konsumatorët të cilët nuk e kanë kryer pagesën e faturës së mbeturinave.

Me anë të një kumtese për media theksohet se procedimi i borxheve do të bëhet për gjithë qytetarët, klientët e bizneseve dhe institucioneve, përfshirë edhe institucionet publike të cilat kanë borxhe për faturat e mbeturinave ndaj kësaj kompanie.

“Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave ka qenë nga data 10 Dhjetor 2024 deri me sot 17 Dhjetor 2024 ora 16:00”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme