Kompania që ofroi çmimin më të lirë e çon tenderin për targa në OSHP

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 09:13 | Nga

Qytetarët e Kosovës do të duhet të presin së paku edhe dy muaj për tu pajisur me targa të rregullta të automjeteve me kodin RKS dhe KS.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka përmbyllur ende procesin tenderues të nisur në gusht të vitit të kaluar për furnizim me targa të automjeteve.

Edhe pse kjo ministri më 9 gusht kishte shpallur njoftimin për dhënie të kontratës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe më 19 gusht kishte paraparë që ta nënshkruante kontratën me kompaninë fituese “G.S.G & KIG & KIG KGA”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkaku i ankesave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kompani “G3 Inxhiniering & Rade Konçar” njëra nga ofertueset në tender ka deponuar ankesë në MPB për eliminim nga tenderi dhe me pretendimin se ka pasur shkelje gjatë përzgjedhjes së kompanisë fituese..

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme