Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” sh.a, njofton konsumatorët se kemi filluar me shpërndarjen e faturave të ujit sa i përket faturimit të shpenzimit për muajin Mars 2020.
“Shpërndarja e faturave është duke u bërë nga lexuesit tanë në adresat tuaja ku njëkohësisht bëhet dhe leximi i ujëmatësve”, është thënë një njoftim të KRU Gjakova.
Ata kanë thënë se pagesat kundrejt ujit të shpenzuar mund të kryen në të gjitha pikat arkëtuese të cilat janë duke punuar me orare të rregullt.
“Ndërsa banorët e zonave rurale pagesat mbi faturimin e ujit të shpenzuar mund ti bëjnë edhe në portoarkat mobile të cilat ndodhen përkrahë lexuesve në teren. E njëjta vlen për gjithë zonën ku KRU “Gjakova” është përgjegjëse si, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren”, është thënë në njoftim.