Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë vendin, ka nisur menjëherë zbatimi i tyre nga ana e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina ” sh.a.
Qeveria e Kosovës ka marr vendim për aplikimin e 11 masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi.
Qeveria vendosi të ndalojë “eksportin e pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve përveç me vendim të qeverisë.
UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi bashkë me stafin e tij, ka nisur menjëherë zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit në KRU”Prishtina” sh.a. dhe ato janë:
-Ne si ndërmarrje publike jemi detyruar që të ndërmarrin menjëherë masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha objektet e KRU”Prishtina” sh.a. sipas udhëzimeve nga ministria e Shëndetësisë të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike. Ne si ndërmarrje publike jemi duke e bërë edhe dezinfektimin e rregullt të mjeteve transportuese të punës.
-Ne kemi obliguar në të njejtën kohë edhe laboratorin e akredituar të kompanisë që të merren me sigurimin e klorit për ujin e pijshëm dhe kemikateve të tjera në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit në tre fabrikat trajtuese dhe poashtu të monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit të pijshëm.
-Poashtu, maska të mjaftueshme për punëtorë, pajisje hixhienike për objektet prodhuese dhe administrative.
-Në të njejtën kohë kemi obliguar edhe shërbimin e administratës, gjegjësisht shërbimin e burimeve njerëzore që në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës të lirojë njërin prind nga puna, deri më datë 27 mars 2020, në mënyrë të përkujdesjes për fëmijët deri në moshën 10 vjeqare, pas marrjes së vendimit për ndërprerjen e procesit mësimorë të të gjitha niveleve.