Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka reaguar pas vrasjes së Faruk Isufajt nga Klina.
Në reagim thuhet se Isufaj ishte punëtor i devotëshëm si shofer i Njësisë Operative në Klinë.
“Puna, përkushtimi dhe kontributi i tij në detyrë do të mbeten gjithmonë të vlerësuara dhe të paharruara.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe”, thuhet në reagim.