Kompania vendore, “Meka Halal Food” e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit ka bërë të ditur se punëtorëve të kompanisë, u është dhënë paga e 14-të.
Drejtuesi e saj, Burim Piraj thotë se kjo pagë ndahet për punëtorët duke i falenderuar konsumatorët dhe bashkëpunëtorët, shkruan Ekonomia Online.
Postimi i plotë:
Falënderimi i pafund dhe lavdi i takojnë vetëm Zotit!
I falënderoj bashkëpunëtorët, konsumatorët dhe të gjithë njerëzit e mirë që kanë dhënë kontribut që të arrijmë ti realizojmë planifikimet për vitin që shkoj 2021 dhe sot dolëm faqebardhë duke i ekzekutuar pagat e 14’ta sipas planifikimit dhe traditës.
I lutemi të Madhit Zot për ditë më të mira për të gjithë besimtarët dhe mbarë popullin shqiptar!
Zoti ju bekoftë!
Paqja qoftë mbi ju!