Kompania “Wizz Air” arrin në Prishtinë me çmime të ulëta

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

“Wizz Air”, kompania më e madhe ajrore me çmim të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot shërbimin e saj të parë që lidh Prishtinën me kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin. Linja ajrore me tarifë të ulët do të fillojë më 7 prill 2017, me dy frekuenca javore, të Hënave dhe të Premteve. Qyteti i Budapestit, i famshëm për ndërtesat e tij të bukura, për jetën e gjallë të natës dhe peisazhet e mahnitshme është një destinacion i shkëlqyeshëm për turistët Kosovarë.

Biletat janë tashmë në shitje në wizzair.com me tarifa të ulëta prej vetëm 29,99 EUR*.

Rrjeti i Wizz Air për Budapest me 59 destinacione në 28 vende do të shërbejë si një lidhje e arsyeshme për në Evropë për udhëtarët e Kosovës. Linja ajrore e re do të lidhë të dy vendet direkt për herë të parë, duke nxitur turizmin në të dy drejtimet dhe duke krijuar lidhje të rëndësishme për tregtinë dhe biznesin mes Hungarisë dhe Kosovës.

Operimet e kompanisë ajrore Wizz në Evropë dhe më gjerë ofrojnë shërbime të përballueshme në 133 destinacione në 40 vende. Në 12 muajt e fundit, respektivisht deri më 30 nëntor 2016, Wizz Air ka bartur më shumë se 22.4 milionë pasagjerë duke stimuluar kështu tregun lokal të punës në fushën e aviacionit, mikpritjes dhe sektorët e turizmit dhe në mbështetje të mbi 16.800 vendeve të punës** në industritë e ndërlidhura. Në Wizz Air, një ekip prej rreth 3000 profesionistëve të aviacionit ju mirëpresin në bordin e një prej 74 avionëve, duke përfshirë 11 aeroplanë ultra-efikas dhe bashkëkohor të ri të markës Airbus A321 me 230 ulëse.

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe Marketingut ne LIMAK/Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në një konferencë shtypi deklaroi se “Limak Kosova Int’l Airport vazhdimisht po zgjeron listën e linjave ajrore prezente në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dhe është i orientuar që në bashkëpunim me kompanitë “low cost” dhe ato të tjera të ofrojë shërbime ajrore shtesë në dispozicion në tregun tonë të transportit ajror”.

“Wizzair është një nga kompanitë më të sukseshme në Europë sa i takon strukturës së kompanive ajrore që operimet e tyre i kanë të drejtuara nga modeli i operimit me kosto të ulët, atëherë ne shprehim konsideratën dhe mbështetjen tonë të plotë për Wizzair për iniciativën e ndërmarrë që të kemi linjë direkte me Budapestin, në të njëjtën kohë kjo linjë ajrore paraqet një vlerë të shtuar për aeroportin e poashtu vlerë të shtuar për vendin tonë”.

Kurse, George Michalopoulos, kryeshef Komercial i “Wizz Air”, tha se njoftimi i sotëm rrit më tej përkushtimin e tyre ndaj klientëve dhe interesin për të krijuar më shumë mundësi në tërë Europën.

“Duke filluar nga 7 Prilli, shërbimi ynë i parë nga Kosova, do të lidhë Prishtinën me kryeqytetin e bukur historik të Hungarisë, Budapestin. Ne, gjithashtu presim që ky shërbim direkt të paraqet nxitje për turizmin e kryeqytetit të ri dhe përplot me gjallëri të Kosovës. Duke nënvizuar angazhimin tonë për rajonin, ne i gëzohemi vazhdimit të partneritetit tonë të frytshëm me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke mbetur të angazhuar për të sjellë edhe më shumë mundësi dhe për të nxitur më tej industrinë e turizmit dhe mikpritjes dhe forcuar marrëdhëniet afariste midis dy vendeve. Ekuipazhi ynë i përkushtuar pret me padurim për të përshëndetur të gjithë pasagjerët në bordin e flotës tonë të re me një buzëqeshje WIZZ”, tha Michalopoulos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme