Shefat ekzekutiv të disa kompanive të mëdha gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, thanë se ata gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare.
Shtëpia e Bardhë i priti shefat e Apple, IBM, Lockheed Martin, Siemens USA dhe Home Depot për të diskutuar lidhur me çështjet e fuqisë punëtore.
“Ne kemi mundësi që të punësojmë gjithnjë e më shumë dhe jo gjithmonë një diplomë kolegji, apo një diplomë katër vjeçare ua jep mundësinë që të paguheni në këtë ekonomi të re”, tha shefi ekzekutiv i IBM, Ginni Rometty.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se gati 50 për qind e njerëzve që punojnë në këtë kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë diplomë universitare.
“Ne nuk mendojnë se kolegji është gjëja më e mirë që duhet bërë”, tha Cook, duke shtuar se “themeluesi ynë [Steve Jobs] ishte ai që braktisi kolegjin”, përcjell Telegrafi.
Ai tha programimi duhet të jetë një kërkesë para se studentët amerikanë të kualifikohen në shkollë të mesme.
Shefja e Lockheed Martin, Marillyn Hewson, tha se nga 14 mijë të punësuar që ishin vitin e kaluar nga kjo kompani, gjysma nuk kishte një diplomë katërvjeçare dhe 6,500 prej tyre ishin në prodhim.
Ndërsa, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, tha se dëshiron t’i ndihmojë kompanitë të gjejnë punëtorë.
“Në një mënyrë këtë e dua, por në një mënyrë tjetër nuk dua t’ua bëj të vështirë këtë për juve”, tha Trump lidhur nivelin e ulët të papunësisë.
Në takim të pranishmit thanë se do të punojnë për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji për të përmbushur më mirë sfidat e shekullit XXI.