Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka dorëzuar një propozim ministres Arbërie Nagavci për kompensimin e orëve të humbura për nxënësit në shkolla.
Gjini ka propozuar që orët duhet kompensuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.
Gjini ka thënë se nuk ka logjikë që orët e humbura të kompensohen gjatë fundjavës apo në ditët e pushimit.