Janë kompletuar të gjitha grupet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Me Maqedoninë e Veriut, Skocinë, Sllovakinë e Hungarinë që u kualifikuan përmes Ligës së Kombeve të enjten janë kompletuar të gjashtë grupet e Kampionatit.
Evropiani, që u shty për një vit si pasojë e pandemisë, pritet të zhvillohet në qershor, në disa qytete të Evropës.
Kjo është lista e grupeve:
Grupi A: Turqia, Italia, Uellsi, Zvicra
Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia
Grupi C: Holanda, Ukraina, Austria, Maqedonia e Veriut
Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Çekia
Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia
Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania