Sot është kompletuar xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e shfrytëzoi për mrekulli sot gabimin e djeshëm të Ballkanit dhe Llapit për t’iu afruar kreut të tabelës në vetëm dy pikë falë fitores së sotme ndaj Feronikelit ’74.
Ballkani përkundër humbjes mbeti lider, ndërsa Llapi s’diti ta shfrytëzonte gabimin e kampionit dhe mbeti i dyti me një pikë më pak.
Prishtina e deklasoi sot Dukagjinin duke e mposhtur 5:0 për ta “blinduar” pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Malisheva me fitoren e djeshme ndaj Dritës iu afrua kreut të tabelës në vetëm 7 pikë.,
E Fushë Kosova e regjistroi një fitore të madhe ndaj Ballkanit për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbetje në ligë.
Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të djeshme dhe të sotme./GE