Në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike sot është veçuar një shtrëngim i duarve në mes të Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut, transmeton Gazeta Metro.
Ky veprim u kuptua si një “tym i bardhë” apo pakt i ri brenda Lidhjes Demokratike që i hap rrugë zgjedhjes së organeve të reja për Kuvendin që pritet të organizohet nesër në orën 10 në hotelin Emerald në Prishtinë.
Marrëveshja politike do të thotë që dy pretendentët për kryetar të partisë, Agim Veliu e Lutfi Haziri, e pranojnë Isa Mustafën si kandidat konsensual për mbetur sërish në krye të LDK-së.
Mësohet se shtrëngimi i duarve u bë pasi kryetari në detyrë konfirmoi se është i interesuar për të mbetur në këtë pozitë. Klan Kosova mëson se Mustafa e ka kumtuar lëtë lajm para kryesisë së ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai u tha vartësve të tij partiake se këtë po ë bën për shkak të insistimit të kryesisë dhe jo nga dëshira e tij.
“Unë nuk kam dasht me kandidu, por janë nënkryetarët dhe kryetarët e degëve që po e kërkojnë këtë. Unë nuk mundë të dal kundër insistimit të tyre”, është shprehur Mustafa para kryesisë.
Se kështu ndodhi u konfirmua nga disa burime brenda takimit.
Një marrëveshje për këtë gjë, pra për një kandidat konsensual e kanë kërkuar pjesa më e madhe e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç ishte raportuar një ditë më parë.
Merret vesh se pas dakordimit, pa asnjë kundërshtim, janë ftuar delegatët të pajisen me bexhat, me të cilat do të marrin pjesë në Kuvendin e 9-të të LDK-së.
Pajtimi kryesisë së ngushtë të LDK-së, parasheh që akordi të mos paraqitet deri në momentin e zyrtarizimit të kandidaturave, i cili sipas statutit, parashihet të jetë në Kuvend.
Nuk dihet nëse deri nesër do të ketë edhe ndonjë kandidaturë tjetër.
Por Fatmir Sejdiu, i cili nuk është pjesë e marrëveshjes për konsensus, ka konfirmuar se do t’i rreket garës për ta marrë edhe një herë drejtimine LDK-së.
Por Klani mëson se marrëveshja politike e arritur në parim, e cila pritet të vuloset nesër, nënkupton ndarje detyrash e pozicionesh për zyrtarët e lartë të LDK-së.
Fituesit të padiskutueshëm të garave në Gjilan dhe politikanit të regjur në nivel rajonal e kosovar, Lutfi Hazirit, do t’i ofrohet pozita e të nominuarit për kryeministër, nëse LDK-së i takon kjo pozitë, në zhvillimet e ardhshme politike, teksa Agim Veliu, rekordmeni i fitoreve në Podujevë, pritet të nominohet në pozitën e nënkryetarit të parë LDK-së, pozitë kjo që Veliut ia konfirmon pushtetin brenda LDK-së.
Haziri dhe Veliu ende nuk e kanë konfirmuar se pranojnë ato që u janë ofruar. Madje, marrëveshja fillestare pritet të shënojë plotësim në vazhdimësi me më shumë se 90 emra të tjerë të Lidhjes Demoratike të Kosovës, tek sa Mustafa, Haziri dhe Veliu pritet të definojnë ndarjen e detyrave, në bazë të meritave dhe fuqisë elektorale.
Mësohet se do të definohen edhe detajet tjera rreth marrëveshjes ku synohet gjithëpërfshirja, përfaqësimi i tre gjeneratave dhe uniteti në LDK.
Kjo do të thotë se figurat me peshë të LDK-së do të ngarkohen me detyra të rëndësishme, ashtu sikur pritet të ketë edhe rrokada, me qëllim të freskisë brenda