Komuna dhe “Human Care” fillojnë projektin për vizita mjekësore specialistike për qytetarët e Skenderajt

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kreytari i Komunës, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Organizatës Human Care, me seli në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr.Fazli Kadriu.

Në takim është diskutuar për fillimin e projektit sa i përket bashkëpunimit në mes Komunës sonë dhe organizatës në fjalë, rreth vizitave mjekësore specialistike në QKMF, QMF dhe nëpër shtëpi, për t’u ofruar shërbim rasteve sociale dhe atyre që nuk mund t’i vizitojnë qendrat mjekësore.

Ky projekt është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Human Care, i cili do të fillojë nga data 12 shtator dhe do të vazhdojë dy muaj.

Të ngjashme