Komuna dhe OVL- UÇK në Deçan, arrestimet e fundit nga Specialja cenim i të drejtave të njeriut

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Sot në zyrën e Kryetarit të Komunës, është mbajt një takim më përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, ku është diskutuar rreth arrestimeve të fundit të krerëve të Organizatës  së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj .

Komuna e Deçanit, me shqetësim të madh po i përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë,  ku po arrestohen luftëtaret e lirisë, të cilët terë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë duke sakrifikua gjithçka për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë. Përkujtojmë më të drejtë se qëllimi i të gjithë luftëtarëve të Lirisë, ishte dhe është edhe sot çlirimi dhe ndërtimi i paqes dhe perspektivës në këtë vend.

Konsiderojmë se aktet e fundit të arrestimit nga gjykata speciale, janë cenim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ,paqës si dhe ndërhyrje në rendin kushtetues të një shteti sovran për të cilin sakrifikuan shumë breza e sidomos luftëtaret e UÇK-së.

Komuna e Deçanit dhe qytetarët e saj, janë në mbështetje të luftëtareve të Lirisë të arrestuar ditë më parë dhe do të vazhdojnë të  qëndrojnë pranë familjeve të tyre më mundësit për përkrahjen e tyre dhe të familjeve të tyre deri në përfundimin e këtij procesi të pa drejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme