Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka mbajtur takimin e rregullt konsultativ të Këshillit të Drejtorëve.
Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj.
Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, për plane dhe projekte që po e presin komunën e Deçanit.
“Meqë jemi në prag të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në takim u diskutua edhe për angazhimet që do t’i kemi gjatë kësaj jave.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet në javën e ardhshme”.