Komuna e Deçanit mban takimin e rregullt konsultativ të Këshillit të Drejtorëve

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka mbajtur takimin e rregullt konsultativ të Këshillit të Drejtorëve.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj.

Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, për plane dhe projekte që po e presin komunën e Deçanit.

“Meqë jemi në prag të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në takim u diskutua edhe për angazhimet që do t’i kemi gjatë kësaj jave.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet në javën e ardhshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme