Komuna e Drenasit, ka reaguar duke thënë se e ndjen për obligim të reagojë ndaj të pavërtetave të radhës në mediet elektronike nga udhëheqësi i personelit, Gëzim Shishani në Komunën e Drenasit, i cili është pezulluar me pagesë nga data 11.08.2017, i cili sipas medieve ka deklaruar se është thyer zyra e tij nga Kryetari i Komunës me asistimin e policisë së Drenasit, shkruan në reagimin e lëshuar nga zyra e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Këto deklarata janë të pavërteta, sepse zyra e Shishanit është hapur me çelësin rezervë nga Komisioni për pranim dorëzimin e materialit zyrtar. Policia e Drenasit është e hapur dhe shpresojmë të dal me një deklaratë nëse ka asistuar në ‘thyerjen’ e zyrës së Shishani.
Ftojmë Shishani të demantojë deklaratën e tij që dëmton imazhin e Komunës dhe Kryetarit të saj, ne të kundërtën, kjo deklaratë do të merret si provë në hapat e mëtejmë disiplinor”, shkruan në reagimin e Komunës së Drenasit.