Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se Komuna e Drenasit ka përfituar grand për mjedis të pastër, një kamion për mbeturina në vlerë prej 139 mijë euro.
Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se ky grand, i mbështetur nga organizata gjermane GIZ, do ta lehtësojë punën e Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Pastrimi”, për të ofruar një mjedis të pastër, pa mbeturina.
“U nënshkrua marrëveshja e bërë me Komunën e Drenasit, marrëveshje kjo që do të lehtësojë punën e Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Pastrimi”, për të ofruar një mjedis të pastër, pa mbeturina. Ky donacion vjen si rrjedhojë e një angazhimi të madh të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit për një mjedis më të pastër në gjithë territorin e Komunës sonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.