Paraditen e sotme u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje u diskutua mbi përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përkatësisht pikat që do të propozohen në seancën e radhës, përgatitjet për festat e fundvitit si dhe gjendja e përgjithshme në sektorët komunal.
Pikë e veçantë e diskutimit në këtë mbledhje ishte edhe shpërndarja e drunjve për familjet skamnore të konfiskuara këto nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunal. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bazuar në raportin paraprak të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami tha se do të ndihmohen 131 familje ferizajase me nga 2 metër kub dru, nga sasia e përgjithshme e konfiskuar.
Përgatitjeve për sezonin dimëror, i ka paraprirë Komuna e Ferizajt edhe me furnizimin me lëndë djegëse, dru, për institucionet si Bashkësia Islame, Shoqata e Pensionistëve në Ferizaj, zyra e ADRA-s e institucione të tjera që kanë përfituar nga drunjtë e konfiskuar.