Komuna e Ferizajt thotë se është zgjidhur problemi i ujërave të zeza në Tërrn

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka njoftuar për rregullimin e problemit me ujëra të zeza në fshatin Tërrn.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se ky problem ka përfunduar pas hapjes së gropës septike me sistem paralel të pompimit.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky investim që ka një kosto prej 200 mijë eurove, aq i nevojshëm për banorët e Tërrnit, përfundimisht po ofron zgjidhjen e një sfide shumëvjeçare, me të cilën iu ishte vështirësuar jeta, banorëve të këtij fshati.

Ai tha se ky projekt u zhvillua si imponim i terrenit ku u realizua investimi, “gjë që siguron qëllimin në vetvete, për largimin e ujërave të zeza që kullonin në pronat e banorëve të fshatit”.

Të ngjashme