Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë-Kosovës ka bërë të ditur se tre rastet e konfirmuara me Coronavirus nga kjo komunë janë në gjendje të mirë, ndërsa u bëri apel qytetarëve të mos dalin pa nevojë.
Ai bëri të ditur se në fakt janë dy nga Fushë Kosova, ndërsa familjari i tretë jeton në Prishtinë, raporton rtv dukagjini.
“Sidoqoftë jemi në kontakt të vazhdueshëm, gjendja e tyre është e mirë, janë dy djem të moshës së re, janë të vet-izoluar dhe qëndrojnë nën masa të përkujdesit”, tha ai.
Topalli po ashtu bëri të ditur se 33 mostrat që janë analizuar nga kjo komunë kanë rezultuar negative.
Zëdhënësi i Fushë Kosovës njoftoi edhe për masat që janë ndërmarrë, si dezinfektimi i rrugëve dhe banesave, pajisja e QKMF-së me mjetet e nevojshme.
Ai po ashtu njoftoi se janë duke furnizuar me pako ushqimore dhe higjienike familjet në nevojë.