Komuna e Fushë-Kosovës iu përgjigjet akuzave të PDK-së

Fushë-Kosovë | 10 Maj 2019 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës nëpërmes një komunikate për medie ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të Degës së PDK-së në këtë komunë.

Reagimi i plotë:

Dega e PDK-së në Fushë-Kosovë, sot mbajti një konferencë për shtyp për një temë e cila është e mbyllur dhe plotësisht ligjore, duke u munduar të plasojë në opinion akuza të pabaza të cilat nuk qëndrojnë.

Në vitin 2003, nga administrata e UNMIK-ut është marrë vendim për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica i cili bënte kërdi me vërshime në atë kohë. Në vitin 2008 kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe administrative. Të pakënaqurit, normalisht, kanë vazhduar me procedura gjyqësore, ndërsa asnjë dëm nuk u është shkaktuar qytetarëve të Fushë-Kosovës, Miradisë dhe të gjitha fshatrave të cilat janë prekur nga ky projekt. Nga ky projekt ka vetëm dobi për qytetarët, për ambientin, për ekonominë etj.

Përmendja e një shume kinse që është bërë dëm, është e konstruktuar dhe e shpikur. Në atë kohë, Kuvendi Komunal i ka pasur të gjitha kompetencat të marrë vendime për menaxhimin e pronave komunale.

Sa i përket akuzës së dytë, nga dega e PDK-së, lidhur me arrestimin e dy zyrtarëve komunalë, i bëjmë me dije opinionit se të apostrofuarit nuk kanë asnjë ndalesë gjyqësore për ushtrimin e detyrave të punës.​​

Të ngjashme