Për të gjithë nxënësit që nuk janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar fushatën e vaksinimit në shkolla.
Ekipet mjekësore po bëjnë ekzaminimet mjekësore tek ata nxënës që janë me shëndet të plotë dhe po vaksinohen të gjithë me radhë sipas shkollave.
Komuna Fushë-Kosovës apelon te të gjithë prindërit të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinë preventabile kundër fruthit, por edhe kundër sëmundjeve tjera, të lajmërohen menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë, për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.
“Ju urojmë juve dhe fëmijëve tuaj vite pa shqetësime dhe para së gjithash të shëndetshme”, theksohet në njoftimin e Komunës.