Komuna e Fushë-Kosovës – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizuan Panairin e Sportit, njëherësh me këtë rast u shënua edhe 5-vjetori i njohjes së KOK-ut nga Bordi Ekzekutiv i KON-it.
Qëllimi i organizimit të këtij panairi ishte masivizimi dhe promovimi i sportit për klubet dhe rezultatet e arritura nga sportistët e Komunës së Fushë-Kosovës, si dhe krijimi i mundësive për fëmijët e shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve dhe demonstrimin e tyre. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Regjistrohu në klubin e zemrës tënde”.
Në panair morën pjesë sportistë nga klubet sportive, zyrtarë të lartë nga KOK-u dhe Komuna e Fushë-Kosovës.