Studentja Arbenita Asllani nga Lismiri – Fushë Kosovë, ka përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën Shkencore ndërkombëtare për mjedisin në Nju York (USA ), që ka të bëjë me të arriturat e fundit rreth ambientit në Tokë.
Më këtë rast Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, ka falënderuar Arbenitën për prezantimin e Kosovës në Forumin Ndërkombëtar për Mjedisin, si dhe i uron suksese të reja.
Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë ka ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të studentes Arbenita Asllani.