Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar se tre qytetarë të kësa komune nga fshati Miradi e Ulët janë të infektuar me koronavirus.
“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengusur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët”.
Më herët ky lajm është demantuar nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.